Flash News

KRYESORE

Arratisen dy shqiptarë nga qelia e izolimit në Greqi, ishin denuar për drogë dhe vrasje

Tre shqiptarë janë arratisur nga qelia e izolimit në Athinë, Ndërkohë që policia greke është vënë nën alarm pas arratisjes  nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj.

Ditën e djeshme (3 janar), atyre u ishte komunikuar masa e dënimit  dhe pritej që të transferoheshin në burg. Së bashku me shqiptarët është arratisur dhe një gjeorgjian i cili ishte dënuar për vrasje por këtë të fundit policia ka mundur ta kapë. 

Sipas medieve greke arratisja ka ndodhur në mesnatë, ku të burgosurit kanë prerë kangjellat dhe kanë zbritur nga kati i dyte më çarçafë. Shqiptarët ishin dënuar njëri për vrasje dhe tjeri për trafik droge.

Ndërkohë ka filluar një operacion në shkallë të gjerë që nga mëngjesi i sotëm për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Të fundit