Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy autorët e vrasjes së Agim Bucit, zbardhet dëshmia e njërit prej tyre: Qëlluam se donim t’i trembnim

Arrestohen dy autorët e vrasjes së Agim Bucit, zbardhet dëshmia e

Një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit tregtari i një minimarketi në zonën e Kamzës, policia ka mundur të arrestojë dy autorët e dyshuar të grabitjes me armë, ku mbeti i vdekur Agim Buci.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 28 vjeç. Ky i fundit u identifikua si Vladimir Kurti, i dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe ka pranuar autorësinë në këtë ngjarje.

Sipas dëshmisë së tij në policisë, pistoletën e kishin me vete vetëm për të trembur pronarët e marketit, më qëllim që të merrnin sa më shpejt paratë.

“Nuk donim të vrisnim asnjë njeri. Qëlluam nga frika se menduam se na kapën”, mësohet të ketë dëshmuar i riu, ndërsa ka treguar edhe vendin ku e kishin hedhur pistoletën pas ngjarjes, ky mbeti i vdekur Agim Buci.

Ai u përlesh me dy agresorët, pasi kishte parë që i kishin drejtuar pistoletën fëmijës së tij 6 vjeç, i cili në ato momente ndodhej te arka.

Nga përleshja, mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e të ndjerit, Merita Buci, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

 

Të fundit