Flash News

KRYESORE

Arrestohet fieraku i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet drejt Italisë

Arrestohet fieraku i shpallur në kërkim ndërkombëtar,

Arrestohet në Fier një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

Në pranga ra Asllan Fata 41 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim në Itali me vendim të gjykatës së Milanos.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- A.F, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike".

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Të fundit