Flash News

KRYESORE

Arrestohet pronari i pikës së gazit në Fier që shpërtheu në flakë, policia: U dëmtuan disa banesa

Arrestohet pronari i pikës së gazit në Fier që

Është vënë në pranga pronari i një pike gazi në Fier, një ditë pas në fshatin Portëz ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim në këtë subjekt.

Pas ngjarjes, sipas policisë ka patur dëme edhe në banesat përreth. Në kushte tilla, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan Sokol Meco 62 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

Të fundit