Flash News

KRYESORE

Arrestohet taksisti, shpërndante drogë në Tiranë të Re dhe Sauk

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një taksist i cili në vend të pasagjerëve transportonte drogë.

Taksisit Klaudian Sina, i'u gjetën 25 doza kokaine brenda makinës. Burime nga policia bëjnë me dije se taksisti e shpërndante lëndën narkotike në Tiranë të Re dhe në Sauk. Policia po vijon hetimet për zbulimin e të përfshirëve të tjerë në çështjet e drogës.

Si ndodhi arrestimi: 

Shtetasi Klaudian Sina, 38 vjeç lindur në Peqin dhe banues në Tiranë , i dënuar më parë, u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e TEGUT .

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi K.S, me mjetin tip Ford Focus shpërndante lëndë narkotike të llojit Kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e "TEGUT", Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi .

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe nje facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale: 1 automjet dhe 2 telefona celularë

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal. 

 

Të fundit