Flash News

KRYESORE

Arrigo Sacchi: Juve është favorite, por Milani do të fitojë kampionatin. I thash edhe komshiut tim

Arrigo Sacchi: Juve është favorite, por Milani do të fitojë

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, është shprehur së fundmi se kuqezinjtë mund të fitojnë kampionatin këtë sezon, edhe pse sipas tij Juventusi është favorit.

Sacchi mbështët faktin që Milani është i konsoliduar si brenda dhe jashtë fushe. Me ardhjen e fondit “Elliot”, Leonardo-s dhe Maldini-t, por edhe prurjet e reja si Caladara, Higuain apo Bakayoko, gjithçka është e mundur.

“Do të përsëris atë që po i thosha më parë komshiut tim në plazh këtu në Milano Marittima: Milan mund të fitojë Scudetto-n. Më lini ta shpjegoj. Juve nuk është favorit, por super-favorit. Por në të njëjtën kohë jam i bindur se trajneri Gattuso do të bëjë më mirë se vitin e kaluar. Ata mund të konkurrojnë për Scudetto-n dhe ndeshja e së shtunës ndaj Napolit do të jetë shumë e rëndësishme. E rëndësishme do të jetë paraqitja, jo rezultati. Do të jetë një ndeshje e hapur. Milan duhet të luajë me kokën lart, me mentalitetin e Milanit të madh”, shprehet Sacchi për Corriere della Sera.

Të fundit