Flash News

KRYESORE

Artistët takim me Kumbaron në zyrë: “Zonja ministre tunduni se s`jeni në rregull”

Një grup artistësh kanë shkuar në zyrën e Kumbaros për të diskutuar për çështjen e Teatrit Kombëtar.  Ndërkohë, një tjetër grup artistësh janë mbledhur në godinën e Teatrit Kombëtar, të cilët kërkojnë dhe presin që ministrja Kumbaro të shkojë atje dhe të diskutojë me ta.

Në zyre me ministren Kumbaro, më i revoltuari është aktori Bujar Asqeriu, i cili me tone shumë të ashpra ju drejtua ministres duke thënë se ata punojnë në kushte të mjerueshme.

“Zonja ministre, tunduni se s`jeni në rregull. Ti duhet të marrësh iniciativa më të guximshme. Ta mbrosh kulturen se është as-i i këtij vendi. Unë jam aktor që 40 vite, por ju zonja ministre duhet ta kuptoni se kush është artisti,” ka thënë ndër të tjera aktori.

Të fundit