Flash News

KRYESORE

Asgjësohen 143 rrënjë kanabis në Vlorë, policia: Kanë mbirë vetë

Asgjësohen 143 rrënjë kanabis në Vlorë, policia:

Policia e Vlorës ka asgjësuar sot 143 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët janë asgjësuar gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur "Vërri e Poros", fshati Poro (pronë publike) dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur "Përroi i Kaminave", u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit