Flash News

KRYESORE

Babai dënohet me burg se ngacmoi seksualisht vajzën, reagon gjyshi: Do bëj vetëgjyqësi!

Babai dënohet me burg se ngacmoi seksualisht vajzën, reagon gjyshi: Do

Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vjet burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i cili akuzohet për ngacmim seksual të vajzës së tij vetëm 5 vjeçe. Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Edison Shuli nga Maliqi u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmim të së bijës. Sipas saj, 36-vjeçari, zhvishej në sy të vajzës dhe kryente vepra të turpshme përpara saj. Ka dyshime se Edison Shuli edhe e prekte vajzën e tij në pjesë të ndryshme të trupit.

Por babai i Edisonit, njëherësh gjyshi i vajzës së vogël, është shprehur kundër vendimit të gjykatës, duke deklaruar se po i akuzojnë të birin pa prova.

“Vendimi i gjykatës është i padrejtë. Prokuroria nuk ka prova që e mitura është ngacmuar seksualisht nga Edison Shuli. Vajza është ngacmuar nga vetë e ema për të gjetur arsye që të ndahej nga bashkëshorti. Do bëj vetëgjyqësi. Nuk me ka mbetur asgjë. Gjithçka kisha ishte morali, por edhe këtë ma mori gjykata dhe prokuroria e Korçës duke ma dënuar djalin padrejtësisht” është shprehur Jani Shuli, i bindur në pafajësinë e të birit.

 

Të fundit