Flash News

KRYESORE

Babai i Meghan Markle i shqetësuar: Ime bijë është e tmerruar! Po paguan çmimin pas martesës me Princ Harryn

I ati i aktores Meghan Markle ka bërë një deklaratë të fortë për të bijën dhe martesën e saj me Princ Harryn.

Në një prononcim dhënë për The Sun, Thomas Markle shprehet se e bija nuk është e lumtur, por nën presion dhe se këtë e sheh në sytë e saj të trishtuar.

“Mendi imi im rreth sime bijë tani është se ajo është e tmerruar. Unë e shoh në sytë e saj, në fytyrën e saj, në buzëqeshjen e saj. Unë e kam parë buzëqeshjen e saj prej vitesh. Unë e di si buzëqesh. Sot ajo buzëqesh e tmerruar. Jam më të vërtetë i shqetësuar. Unë mendoj se ajo është shumë nën presion. Ky është çmimi që po paguan pasi u martua në atë familje”, është shprehur i ati.

Kujtojmë që  Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e martesës të së bijës me princ Harryn pasi ndodhej në spital.

Të fundit