Flash News

KRYESORE

Balla i përgjigjet Bushatit pas fjalimit të fortë për socialistët: M'u duk si fjala e Grida Dumës

Balla i përgjigjet Bushatit pas fjalimit të fortë për

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të PS, Ditmir Bushati, pasi ky i fundit  kritikoi socialistët, kur u kërkoi kolegëve që të mos votojnë kontratën koncesionare të Porto Romanos.

Balla reagoi menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend duke e ironizuar, kur tha se fjala e tij iu duk si ajo e ish deputetes së PD, Grida Duma.

“Një përgjigje për kolegun tim të grupit parlamentar. Kuvendi po, sot shqyrton shtesën e një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria.

Në atë kohë, ka qenë edhe opozita e vjetër dhe u votua me konsensus. Nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegut. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, i shoh gjërat mirë nga jashtë por nuk më pëlqen nga brenda. Ne duhet të japim shembullin, kur një kompani e investim privat ecën mirë dhe ka nevojë të bëjë ndryshim kontrate, kjo historia e diskutimeve patetike gjoja në interes të njerëzve, thjeshtë për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt.

Ndaj, shtesa e kontratës në Porto Romane është një domosdoshmëri për ta cliruar në të ardhmen portin nga ndotjes.  Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen kontenierat me qymur e me plehra nuk duhet të vazhdojë më. Kur erdhëm ne përfundoi historia e mbetjeve, por në qendër të Durrësit nuk mund të ketë shkarkim lëndësh e mbetjesh.”, tha Balla.

Të fundit