Flash News

KRYESORE

Banorët ‘përplasen’ me Veliajn: Banesat e shembura nuk ndodhen në Unazën e Re

Banorët ‘përplasen’ me Veliajn: Banesat e shembura nuk

Kryebashkiaku Veliaj është shprehur se në darkë ka nisur prishja e shtëpive te ‘Unaza e Re’. Në rrjetin social ‘Intagram’, Veliaj shpreh edhe mirënjohje për dy familjet, emra e te cilave nuk i ka bërë publike.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën e Re. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën ta përdorë! FORCA!’

Informacioni i Veliajt është kundërshtuar nga faqja ‘Mbeshtetje banoreve te "Unazes se Re", që thekson se banesat ndodhet në Laprakë, dhe nuk kanë të bëjnë me projektin që ata kundërshtojnë.

“Të dashur miq ky lajm është një përgenjeshtrim se nuk ka lidhje me ‘Unazën e Re’ por me disa magazina e banesa mbrapa ish AMC në zonën e Laprakes, po ky Eri kërkon panik dhe provokim për banoret e ‘Unazës së Re”.

Të fundit