Flash News

KRYESORE

Basha: Çertifikimi brenda 24 orësh i Cakës zbulon si Rama e ka përdorur DSIK-në për të kontrolluar vetingun në drejtësi

Basha: Çertifikimi brenda 24 orësh i Cakës zbulon si Rama e ka

Në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se certifikimi i Cakës për 24 orë me certifikatë sigurie nga ana e DISK, tregon sesi kryeministri Rama e ka kontrolluar politikisht procesin e vettingut në drejtësi.

“Ajo që më shqetëson këtu mua nuk është thjesht çertfikimi brenda 24 orësh që është thjesht i pabesueshëm. Kjo është bërë me urdhër politik dhe këtu vjen problemi i dytë. Urdhri politik është dhënë nga njeriu i cili e ka propozuar. Është përgjegjësi e DSIK-së që zoti Caka për 7 muaj ka vepruar pa certifikatë sigurie. Vijmë tek momenti tjetër. Kjo DSiK, që merrka urdhra të tillë politikë, e dini ju që DSIK është ajo që vendos dhe çon informacione përprokurorët në procesin e vetingut.

Kjo zbulon atë për të cilën opozita, PD, ka ngritur alarmin prej kohësh,që vetë procesi i vetingut është një process i kontrolluar politikisht nga Edi Rama. Dhe na u desh mënyra se si është vepruar me rastin e zotit Caka, për t’i treguar publikut, për t’i treguar qytetarëve, shpresoj edhe partnerëve ndërkombëtarë, që këtu kemi futje direkt të duarve nga kreu i ekzekutivit, në një proces kritik, siç është reforma në drejtësi dhe vetingu në gjykata”, tha Basha.

Të fundit