Flash News

KRYESORE

Basha: Deputetët britanikë rrinë në këmbë, në Shqipëri karrigia e pushtetarit kushton 15 mijë euro

Basha: Deputetët britanikë rrinë në këmbë, në

Kryedemokrati Lulzim Basha, para shqiptarëve në Londër bëri një krahasim mes auditorëve të studentëve dhe karrigeve të pushtetarëve.

basha u shpreh se në Shqipëri një karrige politikani kushton 15 mijë euro, ndërsa në Britani politikanët rrinë në këmbë.

Ndërsa sa i përket mësimit në auditore, akoma shkruhet me shkumës.

“Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterët me shkumës e me dërrasë të zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në digjitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. I bën mermer për zyrën e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro.

I keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot!

Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulen të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë.  Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla”, tha Basha.

Të fundit