Flash News

KRYESORE

Basha: Do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë, ka socialist që i shikoj kokë poshtë dhe gojë kyçur

Basha: Do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar protestës së artistëve dhe qytetarëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Vij t’ju flas si qytetar dhe si qytetar jam në krahun tuaj.

Shkatërrimi i kësaj pjese është një vepër më shumë në drejtim të shkatërrimit të identitetit, kulturës. Është një akt kundër qytetit, kundër kulturës së qytetit”, ju drejtua Basha të pranishmëve.

Kreu i PD-së tha se projekti i Teatrit Kombëtar është grabitje ndërsa tha se po bëhet për të pastruar paratë e drogës dhe krimit.

“Ka socialist që i shikoj kokë poshtë dhe gojë kyçur, si Pandeli Majko”, u shpreh Basha teksa tha se do të bëjë gjithçka që ligji mos të miratohet nesër.

“Ju jap fjalën që ne do bëjmë gjithçka që ligji nesër të mos miratohet, por ata numrat i kanë. Do i bëjmë thirrje presidentit që mos ta dekretojë. Unë i bëj thirrje trupit diplomatik. Nëse nuk ka reflektim ne do të jemi këtu”, theksoi Basha.

 

Të fundit