Flash News

KRYESORE

Basha e Selami nesër në Vlorë. Një peticion me gjuhë agresive kërkon anulimin e garës

Një grup anëtarësh të degës së Partisë Demokratike në Vlorë ka hartuar një peticion ku kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe dhënien fund të asaj që ata quajnë 'pengmarrje' të partisë. 

Lista dhe peticioni shoqërohen nga 140 firma dhe kjo ndodh një ditë para se dy rivalët në garë për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të përballen në këtë qytet me alternativat e tyre.

Një peticion të ngjashëm kanë firmosur një grup antarësh edhe në PD-në e Korçës. Ajo që të  bie në sy është gjuha agresive e përdour në peticioin si 'pengmarrje' e partisë, 'farsë` apo 'absolutisht të pavlefshëm' etj.

Të fundit