Flash News

KRYESORE

Basha komenton vendimin e Ramës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Më mirë vonë se hiç

Basha komenton vendimin e Ramës për shpalljen e gjendjes së

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar vendimin e qeverisë, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga Thumana, Basha tha se kërkesa e tij ndaj qeverisë tashmë të mos mbetet në letër, por të përkthehet në disa prioritete për situatën pas tërmetit.

“Kërkova dje shpalljen e gjendjen e jashtëzakonshme.

Sot u shpall, më mirë vonë se sa hiç. Tani mos të mbetet në letër, vetëm llafe e shfaqej, prioritetet janë të qarta. Së pari përfundimi i operacionit të kërkimit dhe nxjerrjes së viktimave nga rrënojat dhe për këtë duhet mbështetje totale.

E dyta, qindra familje që kanë mbetur pa strehë kanë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë vazhdimisht në çadër, pasi kushtet janë të papranueshme, ndaj duhen vendosur në apartamente në një afat minimalisht 6 mujor, pasi gjendja e jashtëzakonshme i jep mundësinë qeverisë të alokojë fonde buxhetore për ta bërë këtë të mundur, të jenë të strehuar dhe të financuar.

Duhet të merren masa për rindërtimin objekteve në rrezik. Nëse do ishte ndjekur procedura e sigurisë këto dy pallate që janë edhe vendet më të prekura në Thumanë, nuk duhet të kishte patur familje. Nuk kemi mundësi të përsërisim tragjedi të tilla për shkak të gabimeve njerëzore, apo neglizhencës. Pra, në objekte në rrezik të evakuohen njerëzit kudo ku ndodhen.

Duhen masa për të luftuar shokun ku ndodhet popullsia, sidomos fëmijët. Por kjo nuk bëhet me propagandë, por me informim”, u shpreh Basha.

Të fundit