Flash News

KRYESORE

Basha mbështet Marrëveshjen e Prespës: Hapet rruga e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut

Basha mbështet Marrëveshjen e Prespës: Hapet rruga e

Pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës për  emërtimin e ish-Republikës jugosllave me emrin “Maqedonia e Veriut”, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një reagim në Twitter, Basha ka përshëndetur marrëveshjen për emrin e Maqedonisë, ndërsa shkruan: “Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

Kujtojmë që sot Parlamenti grek miratoi marrëveshjen për emrin me Maqedoninë, me 153 vota pro dhe 146 kundër.

Grekët e kanë kundërshtuar emrin e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj më 1991, pasi në Greqi ndodhet një territor me emër të njëjtë. Debati në Parlamentin e Greqisë ka zgjatur më shumë se 38 orë, dhe më shumë se 200 deputetë kanë diskutuar gjatë debatit.

Të fundit