Flash News

KRYESORE

Basha paralajmëron ‘Fusha shpk’: Nëse guxoni t'i vini minat teatrit, minat do ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj

Basha paralajmëron ‘Fusha shpk’: Nëse guxoni t'i vini

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat është ngalur gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar.

Basha u shpreh se pas ezaurimit të të gjitha etapave dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, qytetarëve i lind e drejta që të rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat.

Kreu i PD-së ka paralajmëruar kompaninë ‘Fusha shpk’ se nuk do ti gëzojë frytet e ndërmarrjeje të tillë, kriminale, siç e quajti Basha. Kreu i opozitës tha se kompania në fjalë do të jetë subjekt i ligjit antimafia që ditën e parë të biznesit dhe paralajmëroi se do ti sekuestrohet çdo qindarkë që do i konstatohet se është siguruar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Dua ti jap të qartë një paralajmërim Fusha shpk s’ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të kësaj do ju sekuestrojmë çdo cm katrore dhe çdo cent a miliard euro për shkeljet që do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni ti vini minat teatrit, minat do ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj”, u shpreh Basha.

 

Të fundit