Flash News

KRYESORE

Basha publikon dokumentin e para 10 viteve: Sot është koha për njohje reciproke Kosovë-Serbi

Kreu i PD, Lulzim Basha bën thirrje se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, pasi sipas tij kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Duke publikuar dokumentin e para dhjetë viteve, Basha kujton shpalljen e pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, shkruan Basha.

Kujtojmë se sot, Kosova dhe Serbia pritet të vijojnë bisedimet në Bruksel në nivelin ekspertësh.

Të fundit