Flash News

KRYESORE

Basha takim kreun e Konfindustrisë: Me reforma konkrete dhe të realizueshme mund të fuqizojmë ekonominë

Basha takim kreun e Konfindustrisë: Me reforma konkrete dhe të

Kreu i Partisë Demokratike vijon takimet me sipërmarrësit e biznesit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati tregon se ka zhvilluar një takim me kreun e Konfindustrisë, Gjergj buxhuku, dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar për situatën e rëndë ekonomike dhe financiare të bizneseve, të krijuar gjatë kësaj kohe pandemie të koronavirusit.

“Konkurrenca e pandershme, përfshirja në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshimtë, mungesa e politikave mbrojtëse të prodhimit vendas, aksesi i ulët në kreditimin e ekonomisë, mungesa e sigurisë juridike në respektimin e kontratave dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale ishin kryefjala gjatë bashkëbisedimit tonë”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Mungesa e konkurrencës së lirë, korrupsioni endemik, burokracitë, taksat e larta dhe shpenzimet buxhetore jo të orientuara në shërbim të nevojave reale, por shpeshherë në kontrata dhe projekte inefiçente, mbeten shqetësimet kryesore të industrialistëve shqiptarë.

Gjatë bisedës me Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustrisë (Konfederata e Industrive të Shqipërisë), z. Gjergj Buxhuku dhe bashkëpunëtorët e tij, ndamë jo vetëm shqetësimet e situatës ekonomike dhe financiare të bizneseve, por edhe vizionin e përbashkët mbi zhvillimin ekonomik të vendit gjatë viteve të ardhshme.

Konkurrenca e pandershme, përfshirja në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshimtë, mungesa e politikave mbrojtëse të prodhimit vendas, aksesi i ulët në kreditimin e ekonomisë, mungesa e sigurisë juridike në respektimin e kontratave dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale ishin kryefjala gjatë bashkëbisedimit tonë.

Ky bashkëbisedim shërbeu për të diskutuar mbi planin tonë ekonomik, të cilin po e përshtasim me realitetin e ri ekonomik të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Ulja e taksave, thithja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me biznesin, i cili në filozofinë tonë konsiderohet si punëdhënës dhe jo thjesht si taksapagues do të jenë prioritet.

Respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore do të jenë boshti kryesor i platformës tonë. Implementimi i taksës së sheshtë 9%, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve do të jenë faktorë vendimtar në parandalimin e konkurrencës së pandershme në treg.

Reformat tona do të jenë të qarta, konkrete dhe të realizueshme.

Vetëm kështu do të c dhe industrinë vendase, do të hapim vende të reja pune dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.

Të fundit