Flash News

KRYESORE

Bashën e surprizojnë për ditëlindje, qytetarët i përgatisin tortën me logon e PD

Bashën e surprizojnë për ditëlindje, qytetarët i

Kreu i PD-së, Lulzim Basha feston sot ditëlindjen dhe sigurisht surprizat nuk mund të mungonin pavarësisht fushatës intensive. Disa qytetarë i kanë përgatitur Bashës një tortë me logon e PD-së dhe ia kanë shërbyer kur ai, së bashku me deputeten Albana Vokshi, po vizitonin biznesin.

Kryedemokrati është shprehur i lumtur me këtë surprizë dhe ka falenderuar qytetarët e pranishëm. Në fund ai e mbylli me një batutë: “Torta është vetëm për fëmijët dhe qytetarët, nuk ka më tortë për politikanët dhe pazaret e vjetra”.

 

Të fundit