Flash News

KRYESORE

Baton Haxhiu: Basha jo krejtësisht kundër një marrëveshjeje me PS

Baton Haxhiu: Basha jo krejtësisht kundër një marrëveshjeje

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka vlerësuar diskursin politik të kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa mbrëmë ishte i ftuar në emisionin ‘opinion’, teksa foli si kryeministri i ardhshëm, pasi tha se ka një plan dhe vizion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Më bëri përshtypje tek Basha hiq momentet propagandistike, se pati një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, shembull i një lideri opozitar se si ndërtohet diskursi i së ardhmes. E përfundoi në mënyrë jashtëzakonisht korrekte. Në fund tha: Unë shqiptarëve do u premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale dhe nuk do ju premtoj gjëra që nuk mund t’i realizoj. Dha një mesazh jashtëzakonisht interesant. Gjërat e rralla që nuk besoj është që zoti Basha ka dëshirë që zotit Meta t’ja vazhdojë mandatin. Atij i duhet një farë mozaiku opozitar dhe në këtë mozaik opozitar i duhet edhe Meta brenda dhe i duhet gjuha e Metës, sepse gjuha e Metës nuk është duke u përdorur nga diskursi i Bashës, tha Haxhiu.

Po ashtu, sipas tij, Basha la të kuptohej se nuk është krejt kundër një marrëveshjeje me PS, ndërsa për këtë të fundit marrja e një mandati të tretë do të ishte problematike në Ballkan.

“Basha nuk ishte krejt se ne të ardhmen nuk mund të ketë një marrëveshje me PS. Mandati i tretë i një partie nuk është solid. Edhe nëse e fiton një mandat të tretë, kriza aty e fillon. Basha ishte interesant në një detaj dhe ndoshta ishte një nga pikat kryesore, që duhet ta kufizojmë mandatin e dytë të kryeministrit. Mandati i tretë qeverisës në Ballkan është problematik”, tha Haxhiu

Të fundit