Flash News

KRYESORE

BE nuk hapi negociatat/ Zaev çon Maqedoninë e Veriut në zgjedhje të parakohshme: Gabim historik i Evropës, Brukseli na bëri padrejtësi

BE nuk hapi negociatat/ Zaev çon Maqedoninë e Veriut në

Gjatë fjalimit të tij sot në Parlament, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se vendi duhet t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

Propozimii i Zaev vjen pasi Maqedonia e Veriut nuk mori përgjigje pozitive nga BE për hapjen e negociatave të anëtarsimit në familjen evropiane.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Zaev, raporton INA.

Ai deklaroi se këtë vendim do ta paraqesë edhe nesër në takimin me presidentin Pendarovski. Zaev tha se BE i ka bërë padrejtësi Maqedonisë së Veriut, pasi ata i kanë plotësuar të gjitha detyrimet.

Ai falënderoi shumicën e liderëve të Evropës që janë treguar pozitiv për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si gabim historik vendimin e marrë për bllokimin e negociatave për këtë vend.

Të fundit