Flash News

KRYESORE

“Belgjika ka sulmues më të mirë se unë”, golashënuesi 25-vjeçar paralajmëron tërheqjen nga ekipi Kombëtar

“Belgjika ka sulmues më të mirë se unë”,

Sulmuesi i Manchester United, Romero Lukaku ka vendosur t’i thotë lamtumirë përfaqësueses belge pas Kampionatit Europian të vitit 2020 që do të zhvillohet në Angli.

Një ndër lojtarët më të spikatur të Belgjikës në Botërorin ‘Rusi 2018’, ku në 6 ndeshje shënoi 4 gola e arsyeton vendimin e tij me faktin se skuadra ka sulmues më të mirë se ai, të cilët mund të japin një kontribut edhe më të madh.

“Pas Europianit mendoj se do të tërhiqem. Në çdo kompeticon të madh objektivi ynë është gjysmëfinalja, dhe më pas të shohim. Jam 25 vjeç, akoma nuk jam në moshën ideale për një sulmues. Por ka shumë sulmues të mirë te Belgjika. Kështu që, pas dy viteve vendi i qendërsulmuesit mund të jetë i tyre.”- ka deklaruar Romelu Lukaku, i cili pas dy viteve do të jetë 27-vjeç.

Të fundit