Flash News

KRYESORE

Berisha denoncon me emër dhe mbiemër: Trafikanti i rrezikshëm i dënuar me 10 vite burg punon tek Ministria e Brendshme

Berisha denoncon me emër dhe mbiemër: Trafikanti i rrezikshëm i

“Trafikanti i rrezikshëm i dënuar me burg punon tek Ministria e Brendshme”, kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha teksa akuzon kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin.

Duke iu referuar “qytetarit dixhital”, Berisha shkruan se bëhet fjale për Gent Alizotin i cili sipas tij është krahu i djathtë i Saimir Tahirit. Sipas Berishës Alizoti është arrestuar në 2006-ën me 50 kile drogë dhe është dënuar me 10 vite burg, ndërkohë tani punon tek Ministria e Brendshme.

Statusi i Berishës:

Nje nga lidhjet krenare te Norieges me krimin!

Aq sa mund te ndash tymin nga bloza, mund te ndash Ramen nga droga!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

"Si je z.berisha.desha tju denoncoj per 1 person shum te rrezikshem qe e kam pa duke leviz me makinen e ministris brendshme konretisht me makinen e inuk duke kontrollu te gjitha ndertimet ne vlore.Ky njeri eshte gent alizoti krahu djatht i sajmir tahirit i arrestum ne 2006 me 50 kile drog kur punonte si shofer te gjykata kushtetuse.eshte i denum me 10 vjet burg e tani punon te ministria brendshme.kete trafikant te rrezikshem e ka denoncu pd disa here por sic duket eshte shume i forte e nuk e leviz dot as kryeministri.si ka mundesi qe nje person pa shkoll dhr i denum per trafik droge punon ne administrate??si ka mundesi qe nje i denuar per trafik droge punon te inuku dhe ben terror ne vlore me fugon me targat e ministris brendshme???kjo zoti berisha eshte administrata e Edvinit...po kto si shef ai.te uroj jete te gjate..lider i popullit shqiptar"

 

Të fundit