Flash News

KRYESORE

Bie akuza e korrupsionit ndaj Dashamir Xhikës, ish-kreu i ARRSH-së akuzohet vetëm për ‘shpërdorim detyre’

Bie akuza e korrupsionit ndaj Dashamir Xhikës, ish-kreu i ARRSH-së

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur kompetencën ndaj dosjes në ngarkim të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Tiranës.

Ndërkohë, ndaj Xhikës është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tashmë ndaj tij rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Dashamir Xhika u arrestua mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë.

Të fundit