Flash News

KRYESORE

Bie qeveria kujdestare nga tryeza e "Zgjedhores", Hajdari: Dakordësi për identifikimin biometrik

Bie qeveria kujdestare nga tryeza e "Zgjedhores", Hajdari:

Deputetja Rudina Hajdari dhe njëkohësisht përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik për reformën zgjedhore është shprehur se palët politike kanë rënë dakord pas takimit të sotëm për identifikimin biometrik.

E ftuar në “Opinion”, Hajdari theksoi se identifikimi biometrik do të kryhet në të gjithë vendin, ndërsa pika për të cilën nuk po arrihet kompromis është ajo e administratës zgjedhore.

“Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Po, kanë rënë dakord. Ka patur dakordësi, ka patur zhvillime, palët kanë lëvizur. Administrata zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe palët nuk kanë lëvizur”, u shpreh Hajdari.

Deputetja demokrate po ashtu ka zbuluar se opozita ka hequr dorë tashmë nga kërkesa për qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

Sikurse u njoftua edhe më herët një tjetër mbledhje mes palëve politike pritet të mbahet paraditen e nesërme, ndërsa nuk dihet nëse do të arrihet në një dakordësi për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Të fundit