Flash News

KRYESORE

Bie zjarri brenda banesës, humb jetën një person në Korçë

Bie zjarri brenda banesës, humb jetën një person në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll të Korçës mbrëmjen e djeshme. Një banesë është përfshire nga zjarri, e për pasojë ka humbur jetën një 85-vjeçare.

Policia bën me dije se dje rreth orës 22.30 janë lajmëruar se në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh.B, rreth 85 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit