Flash News

KRYESORE

Bleta që pickoi princin Harry prish planet e Meghan Markle, ajo nuk ndalon së qeshuri

Në daljen e tyre të parë si Dukë dhe Dukeshë, Harry dhe Meghan arritën të merrnin gjithë vëmendjen e duhur. Menjëherë pas dasmës, çifti i sapomartuar kanë filluar të realizojnë takimet e tyre zyrtare. Në 70-vjetorin e ditëlindjes së Princit Charles, në Buckingham Palace, princi Harry mbajti fjalimin për përvjetorin e rëndësishëm për të atin. Teksa nderonte të atin, një bletë pickoi Dukën Harry, gjë që shkaktoi shumë të qeshura tek Dukesha e Sussex, Meghan Markle. Harry ndaloi fjalimin duke u shprehur:“Më falni, ajo bleta më preku vërtet.” Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura te njerka e tij Camila dhe bashkëshortja Meghan Markle. Në përgjithësi Meghan shfaqet e qeshur në daljet publike por si kësaj radhe nuk e kishim parë asnjëherë, ajo nuk mbante dot të qeshurën.

Të fundit