Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Bojken Lako rrëfen për problemet me varësinë ndaj drogës, për pak i mori jetën
I ftuar në "Histori ime" në Klan Tv, këngëtari Bojken Lako ka folur sërish hapur për problemet që ka kaluar teksa ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
Në rrëfimin që ka bërë, Bojkeni nënvizoi se varësia ndaj drogës mund t`i kishte marrë dhe jetën. Këngëtari bën të ditur se ka hequr dorë nga droga në vitin 2004, ndërsa tregon se prej një viti nuk konsumon më as alkool.
“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje,"- rrëfeu ai.