Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Bollino vlerëson me nota ministrat e Ramës, i sugjeron të shkarkojë më shumë se gjysmën
Zyrtarisht kemi hyrë në një vit zgjedhor, ndonëse jemi ende 10 muaj larg zgjedhjeve të ardhshme parlamentare 2021.
Të dyja kampet politike kanë zbritur tashmë prej javësh në “fushë betejë”, teksa PS është në kërkim të mandatit të tretë, ndërsa opozita jashtëparlamentare të rotacionit.
Gazetari Carlo Bollino në një shkrim është ndalur më së shumti te Partia Socialiste teksa ka analizuar një për një të gjithë ministrat aktualë të qeverisë Rama, sipas tij përballë një zgjedhje të domosdoshme: Do të futet në betejën e 2021 me ministra teknikë apo me politikanë race?
Bollino ka vlerësuar secilin prej tyre me notat përkatëse në bazë të performancave që kanë reflektuar deri tani si ministra, në bazë të të cilave i sugjeron kryeministrit të shkarkojë më shumë se gjysmën prej tyre.
Pjesë nga shkrimi i Bollino-s
Le të radhisim se kush janë ministrat në rrezik dhe cilët jo.
Besa Shahini . Zgjedhja për të emëruar një ministre të re nga Kosova nuk dha rezultatet e shpresuara. Edhe pse teknikisht e përgatitur, Besa Shahini nuk ka qenë në gjendje të fitojë deri më tani as zemrat e studentëve, as zemrat e mësuesve. Duket një “mësuese” e përgatitur, por pa emocione. Pastaj nga këndvështrimi zgjedhor është totalisht e padobishme. Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 0
Gent Cakaj. Edhe për aspirantin Ministër të Jashtëm vlen i njëjti gjykim si për Ministren e Arsimit. Vetëm studiues. Si i “pari i klasës” por pa shokë, gjë që nuk është ideale për një diplomat, as që mendohet për një politikan. Nga këndvështrimi zgjedhor edhe ai absolutisht i panevojshëm. Vota si ministër: 3 / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 0
Ogerta Manastirliu. Edhe ministrja e Shëndetit duket politikisht e dobët dhe jo vetëm për administrimin skandaloz pas emergjencës Covid, me virusin që tashmë është jashtë kontrolli ndërsa në shumë vende të tjera beteja është fituar. Ogerta Manastirliu është pak e pëlqyer jo vetëm mes mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, por edhe në elektorat, dhe, edhe pse i pëlqen Ramës, tani vlen gjykimi i popullit. A do të jetë i gatshëm kryeministri të rrezikojë vota për të mbrojtur këtë “studente” studiuese? Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 4
Olta Xhacka – Ministrja e Mbrojtjes tregoi në zgjedhjet e 2017 se kishte kontakte me bazën, duke marrë për zonën në qarkun e Tiranës rezultatin më të mirë të Partisë Socialiste. Kjo duket garancia më e mirë e saj për të qëndruar në qeveri duke dhene kontribut të fortë edhe për fushatën. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për zgjedhjet: 8
Sander Lleshaj – Një tjetër teknik, madje gjeneral, që kryeministri e dëshiroi fort në qeveri duke pranuar për të edhe një konflikt me Presidentin e Republikës. Problemi i parë për Lleshajn është se të udhëheqë një Ministri të Brendshme plot me policë dhe fantazma të së shkuarës, është shumë më e vështirë se të fitojë një luftë me tanke. Problemi i dytë është se nuk ka kontakte me bazën dhe kështu është i padobishëm për fushatën zgjedhore. Në favor të tij mund të luaj fakti se duke u parë si teknik, duket më neutral në fazën delikate të zgjedhjeve në krahasim me një ministër të Brendshëm qartësisht politik. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën: pa vota
Anila Denaj – Edhe ajo është teknike dhe profesionalisht kompetente, edhe pse makina burokratike e ministrisë gjigante që drejton, shpesh fiton mbi vendosmërinë e saj. Do të ishte gjithsesi e parekomanduar të ndryshohej ministrja e financave në këtë fazë të rëndë financiare. Një rol dhe situatë që vetëm në rast të ndonjë të papriture, është në mbrojtje nga ndryshimet. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 5
Erjon Brace. Një politikan autentik race, i paprekshëm në të gjithë këndvështrimet, edhe në se në pozicionin e zëvendëskryeministrit ka pasur më shumë hapësirë të bëjë opozitarin e brendshëm sesa ministrin. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 10
Belinda Baluku Ministrja e Transporteve dhe Energjisë ka energji me shumicë për fushatën zgjedhore. Edhe pse nuk është “politikane partie” ka treguar se di të përshtatet mirë në funksionin e vështirë të qeverisë (ministria e saj është një ciklop plot me të papritura) dhe kështu mund të jetë shumë e dobishme edhe në fushatë zgjedhore. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 7
Etilda Gionaj. Ministrja e Drejtësisë është pak e dukshme brenda qeverisë, pavarësisht dikasterit të rëndësishëm që drejton, imagjinoni se si do të ishte në fushatën zgjedhore. Vota si ministre: 5 /Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 3
Elva Margariti. Një tjetër “e para e klasës”, qytetare dhe e kulturuar, por që gjithsesi nuk ka marrë notën mjaftueshëm as si ministre. Për fushatën zgjedhore duhet tjetër energji. Vota si ministre: 5+ / Dobishmëria për fushatën: 3
Eduard Shalsi -Mund të konsiderohet një “rilindas” tipik, por i vështirë të gjykohet si ministër falë vizibilitetit të pakët. Me të ngjarë mund të jetë më i dobishëm në fushatën zgjedhore sesa në qeveri. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 6
Pandeli Majko– Historia e tij brenda Partisë Socialiste e bën një ministër totalisht politik. Edhe pse është parë pak duke punuar, perspektiva e një vote shtrirë edhe emigrantëve e bën një kartë të çmuar në strategjinë e fushatës zgjedhore. Vota si ministër: 6 / Dobishmëria për fushatën: 8
Elisa Spiropalli – Një tjetër ministre dhe politikane “rilindase” 100%, kështu burim i nevojshëm për fushatën zgjedhore. Vota si ministre: 6- / Dobishmëria për fushatën: 7
Arben Ahmetaj – Ish ministri i ekonomisë dhe më pas ish ministër i financave, është përsëri ministër në qeverinë Rama, edhe pse pak vetë e kanë vënë re. Eshtë e vështirë të gjykohet kontributi i tij si ministër për rindërtimin, funksionet e të cilit nuk janë shumë të qarta, ndërsa kontributi i tij në fushatën e fundit zgjedhore të 2017 ishin në qendër të një analize të gjatë pasi zona e tij, në kufi me Durrësin, ishte e vetmja ku PS humbi vota. E vetmja njollë blu në një det me vota mavì. Megjithatë, meqë sapo ka hyrë në kabinet, është e mundur të rri aty ku është. Vota si ministër: 4 / Dobishmëria për fushatë zgjedhore: 3
Blendi Klosi – Edhe për Klosin vlen përkufizimi i ministrit politik, dhe me eksperiencë të gjatë në shumë zgjedhje. Covidi19 nuk po e ndihmon në misionin e tij primar të promovimit të turizmit dhe administrimi i plazheve që i është besuar në këtë fillim sezoni duket skandaloz. Nga këndvështrimi zgjedhor, është më mirë që të qëndrojë. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 7+
Tani i takon Edi Ramës të vendosë nëse duhet të përballojë fushatën vendimtare elektorale të 2021 duke shfrytëzuar vetëm energjitë e veta, apo të shpërndajë forcat dhe përgjegjshmërinë edhe në ”oficerët” e tij të lartë por që nuk mund të nisen në betejë të “paarmatosur”. Zgjedhja është në duart e tij.
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22