Flash News

Bota

151 të vdekur në festën e Halloween, Seuli shpall zi kombëtare

151 të vdekur në festën e Halloween, Seuli shpall zi

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur një periudhë zie kombëtare pas vdekjes së të paktën 151 personave në Seul, të cilët u shtypën me njëri-tjetrin gjatë festës së Halloween.

"Kjo është vërtet tragjike," tha Yoon në një deklaratë të dielën, disa orë tragjedisë në lagjen Itaewon të Seulit, raporton Al Jazeera. “Qeveria do të caktojë periudhën nga sot deri në vënien nën kontroll të aksidentit si periudhë zie kombëtare”, tha ai.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin 19 të huaj nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia. 82 persona të tjerë u plagosën gjithashtu, 19 prej tyre në gjendje të rëndë.

Kjo ndodhi në festimet e para të Halloween në Seul në tre vjet, pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror. Dhjetëra mijëra pjesëmarrës në festë, të veshur me maska ​​dhe kostume të Halloween, thuhet se kishin shkuar në Itaewon për ngjarjen.

Shkaku i përplasjes nuk ishte i qartë, megjithëse disa media lokale thanë se ndodhi pasi një grup i madh njerëzish nxituan të shkonin në një lokal në zonë pasi dëgjuan një personazh të njohur që ndodhej atje.

Të fundit