Flash News

Bota

77 vjet nga bomba atomike në Nagasaki, Taue: Armët bërthamore, një krizë e prekshme dhe aktuale

77 vjet nga bomba atomike në Nagasaki, Taue: Armët bërthamore,

Në 77-vjetorin e hedhjes së bombës atomike nga Shtetet e Bashkuara në Nagasaki, u paralajmëruan sulme bërthamore në të ardhmen.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, kryebashkiaku i Nagasakit, Tomihisa Taue tha se pushtimi rus i Ukrainës “i ka treguar botës se përdorimi i armëve bërthamore nuk është një frikë e pabazë, por një krizë e prekshme dhe aktuale”.

Ai shtoi se ideja se vendet mund të mbajnë armë bërthamore pa i përdorur ato "është një fantazi, asgjë më shumë se një shpresë e thjeshtë".

Lufta në Ukrainë pasoi vetëm një muaj pasi "udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kinës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë", vuri në dukje Taue.

Japonia është i vetmi vend që është goditur nga një bombë atomike gjatë kohës së luftës.

Më 9 gusht 1945, të paktën 140,000 u vranë kur SHBA hodhi një bombë atomike në Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, Uashingtoni hodhi një tjetër bombë në Nagasaki, duke vrarë 70,000 njerëz.

Burimi: Euronews

Të fundit