Flash News

Bota

Alban Ramosaj reagon për trekëndëshin "Bora-Donald-Trixa": Luaneshës s’kanë çfarë i bëjnë, mbetet në fron

Alban Ramosaj reagon për trekëndëshin

Për herë të parë, Alban Ramosaj - vëllai i Beatrixës - ka reaguar për trekëndëshin "Bora-Donald-Trixa".

Kujtojmë se dje, mbi shtëpinë e Big Brother Vip, kishte tre parashuta që i jepnin mesazh Donaldit. Kjo surprizë ishte nga Anaidi dhe Kledi Hysa dhe madje Anaidi në një video live në Instagram tha se kjo shkonte edhe për Top Channel.

Pavarësisht se ata u munduan t`i jepnin mesazh Donaldit që të ndahej nga Trixa, në fakt kjo i lidhi ata më shumë, pasi gjatë gjithë mbrëmjes janë parë shumë të dashuruar bashkë dhe madje Donaldi ka folur hapur dhe me Beatriën, e cila duket se e kupton të dashurin e saj për lidhjen e mëparshme.

Këtë bisedë e postoi dhe Albani në Instastori dhe shkroi:

“Nuk para postoj mbi këtë temë. Në fakt se kam bërë kurrë më parë, por e ndjej ta bej këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që: “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimet, etj? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e saj, që gocat e dashura të shoqërisë sonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që s’po ju futem se gjatë dhe kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! Luaneshës s’kanë çfarë i bëjnë, mbetet në fron.

#TruthAlwaysPrevails #PureHeartsAlways Win”.

Alban Ramosaj reagon për trekëndëshin

Të fundit