Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Analiza e DW: A po i mban Gjermania premtimet për gjysmëpërçuesit?

Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi Dresdenin më 20 gusht për ceremoninë e themelimit të një fabrike të re të prodhimit të gjysmëpërçuesve, ajo solli një dhuratë prej 5 miliardë eurosh. Në fakt nuk ishte vërtet dhuratë, madje nuk ishin as para evropiane. Ajo që bëri von der Leyen në orët e para të mëngjesit ishte miratimi i granteve të qeverisë gjermane për projektin.
Ishte drita jeshile zyrtare e nevojshme për të realizuar një projekt në shkallë të gjerë, i cili është pjesë e synimit të Gjermanisë për të zhvilluar sektorin e saj të prodhimit të gjysmëpërçuesve. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në vendosjen e gurthemelit u shpreh i kënaqur.
Silicon Saxony së shpejti funksionale
Fabrika e re pritet të punësojë 2000 vetë dhe do të jetë funksionale deri në vitin 2027. Projekti është një sipërmarrje e përbashkët e ESMC (European Semiconductor Manufacturing Company) dhe partnerëve të saj Bosch, Infineon dhe NXP.
Shtysa pas marrëveshjes është TSMC me bazë në Tajvan, prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në botë. Ky është hapi i parë i kompanisë në Evropë.
Fabrika e re, me vlerë 10 miliardë euro, do të ndërtohet pranë kompanisë inxhinierike gjermane Bosch dhe objekteve të prodhuesit më të madh të gjysmëpërçuesve në Gjermani, Infineon, në atë që shumë e quajnë "Silicon Saxony" (Saksonia e Silikonit).
Kur bëhet fjalë për gjysëmpërçues, ka rëndësi madhësia
Silicon Saxony është një rajon që përfshin një rreze prej 100 kilometrash rreth Dresdenit, kryeqyteti i landit rajonal gjerman të Saksonisë. Pas një periudhe të vështirë, rajoni ka parë një trajektore në rritje gjatë 15 viteve të fundit.
Sot, kjo qendër e teknologjisë së lartë ka 3600 kompani aktive në fushën e mikroelektronikës, softuerëve apo si furnizues të këtyre kompanive. Këto kompani punësojnë rreth 81.000 njerëz, një e treta e të cilëve janë gra.
Sipas Frank Bösenberg, shefit ekzekutiv të një shoqate industrie të quajtur gjithashtu Silicon Saxony, rritja e vazhdueshme përgatit terrenin që në këtë industri të punojnë rreth 100.000 punonjës deri në vitin 2030. Sipas llogaritjeve të tij, ky sektor atëherë do t'ia kalonte sektorit të automobilëve dhe do të bëhet industria më e rëndësishme në Saksoni.
Në një intervistë për DW, Bösenberg e përshkroi punën e tij si një përzierje të politikës, zhvillimit ekonomik, ekspertizës së marketingut dhe menaxhimit. Përveç fokusimit në Saksoni, ai koordinohet me grupe të tjera gjysmëpërçuese në Francë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Itali, Austri dhe Republikën Çeke.
Ndërto dhe ata do të vijnë?
Saksonia ka qenë një qendër prodhimi që nga vitet 1980. Pjesërisht në sajë të kësaj historie të gjatë, Silicon Saxony është sot qendra më e madhe e mikroelektronikës në Evropë, me zgjedhjen më të madhe të punëdhënësve dhe numrin më të madh të partnerëve ose konkurrentëve. Ky ekosistem, i cili përfshin universitetet teknike të Dresdenit dhe qytetin e afërt të Chemnitz-it, ka qenë në gjendje të mbështesë veten dhe të rritet.
Ndërtimi i fabrikave është njëra pjesë e ekuacionit. Të kesh njerëz të kualifikuar për të punuar në to është pjesa tjetër, dhe këtu Saksonia dhe Turingia fqinje mund të kenë probleme.
Landet, dhe Gjermania Lindore në përgjithësi, nuk kanë qenë gjithmonë mikpritës me të sapoardhurit. Për një rajon që mbështetet shumë te punëtorët e huaj të kualifikuar, frika e intolerancës mund t'i mbajë punëtorët larg. Nëse këto frikëra mbështeten nga një qeveri më e djathtë, gjërat mund të përkeqësohen.
Deri tani, kompanitë e Silicon Saksonisë kanë qenë në gjendje të përballojnë sfidën e gjetjes së punëtorëve të kualifikuar. Frika se fabrikat e reja të mëdha do të largonin punëtorët nga bizneset e vogla nuk u materializuan, pasi gjithnjë e më shumë njerëz nga jashtë rajonit i zbuluan vendet e punës që ofroheshin.
Bösenberg tha se rritja mund të çojë në probleme të tjera, si vështirësi strehimi, shkollat dhe transporti publik. Projektet e infrastrukturës në Gjermani janë të njohura se janë të ngadalta dhe e kapërcejnë buxhetin e paracaktuar. Në Saksoni, shumica e planifikimit bazohet në tkurrjen e rajonit dhe jo në rritjen e tij. Rreth Dresdenit, situata aktuale është "e mirë deri në shumë e mirë", thotë Bösenberg, por ajo duhet të ruhet. Së shpejti do të nevojiten më shumë banesa. Tashmë është e vështirë të gjesh apartamente më të mëdha. Një nga sfidat është të përcaktohet se kush do të vijë për të plotësuar vendet e punës: beqarë apo çifte dhe sa fëmijë do të sjellin? Ka shumë faktorë që modifikojnë nevojat.
Premtime të pambajtura ndërtimi
TSMC në Dresden kaloi shpejt nga diskutimet në vendosjen e gurit të themelit. Diku tjetër, projektet nuk kanë ecur kaq shpejt. Vitin e kaluar, qeveria nënshkroi një marrëveshje me Intel-in për të ndihmuar në ndërtimin e dy vendeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në qytetin lindor të Magdeburgut. Investimi total mund të arrijë në rreth 30 miliardë euro.
Në atë kohë, kancelari i quajti planet e kompanisë si investimi më i madh i huaj direkt në historinë gjermane. Ndërtimi pritet të fillojë këtë vit, por ende nuk ka ndodhur gjë. Ndërkohë, kompania njoftoi se duhej të reduktonte fuqinë punëtore dhe investimet. Në rajonin e Magdeburgut, shumë dyshojnë se a do të ndërtohet gjë.
Wolfspeed, një prodhues amerikan i gjysmëpërçuesve, po përpiqet gjithashtu të hapë një fabrikë prej disa vitesh në landin e Zarës, në Gjermaninë perëndimore. Vendosja e gurthemelit të kësaj fabrike, e cila do të prodhonte gjysmëpërçues për industrinë e automobilëve, është shtyrë nga viti 2023 në 2025.
Për më tepër, Gjermania duhet të mendojë në plan më të gjerë. Fabrika prej 10 miliardë eurosh e TSMC është një shtesë e mirë për Silicon Saxony, por ajo zbehet pas 65 miliardë dollarëve (58 miliardë euro) që kompania planifikon të shpenzojë për të investuar në tre fabrika të reja në Arizona, Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 2030.
Në gusht, Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi se gjatë dy viteve të fundit, Akti i CHIPS dhe Shkencës ka siguruar më shumë se 30 miliardë dollarë financim për 23 projekte, duke përfshirë 16 objekte të reja të prodhimit të gjysmëpërçuesve, në 15 shtete amerikane.
Disa i vënë në dyshim të gjitha këto subvencione, veçanërisht kur investimet mbështesin prodhimin dhe jo kërkimin dhe zhvillimin (R&D). TSCM dhe Intel, për shembull, do të vazhdojnë të mbajnë kërkimin dhe zhvillimin afër vetes, duke e lënë Gjermaninë të bëhet një linjë prodhimi për të tjerët.
A ka rëndësi "Made in Germany" tek gjysëmpërçuesit?
Megjithatë, për shumë klientë etiketa "Made in Germany" nuk do të thotë shumë kur bëhet fjalë për gjysmëpërçues, veçanërisht pasi askush nuk i sheh vërtet gjysmëpërçuesit. "Si klient, nuk të intereson nëse çipi vjen nga Dresdeni apo Hsinchu [në Tajvan]. Cilësia duhet të jetë e duhur," tha Frank Bösenberg për DW.
Nëse Gjermania dëshiron të bëhet më pak e varur nga të tjerët për gjysmëpërçuesit e saj, ajo duhet të sigurojë cilësi superiore me një çmim konkurrues global. Made in Germany nuk mjafton. Sipas Bösenberg-ut, Gjermania ende merr pjesë në garën e gjysmëpërçuesve. Megjithëse ai beson se duhen bërë ende përparime. "Po, ne jemi Silicon Saxony. Po, ne jemi qendra më e madhe e mikroelektronikës në Evropë," tha ai. "Por në fund të fundit, Evropa është shkalla e matjes, rajoni, niveli në të cilin gjërat duhet të arrihen, sepse përndryshe do të jemi shumë të vegjël dhe askush nuk dëshiron të jetë i vogël kur bëhet fjalë për gjysmëpërçuesit./ DW
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34