Flash News

Bota

Biden: Izraeli dhe Hamasi janë afër marrëveshjes përfundimtare për pengjet

Biden: Izraeli dhe Hamasi janë afër marrëveshjes

Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për pengjet.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ne jemi “shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare të pengjeve”.

Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se “nuk po bën mjaftueshëm”. Biden dhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris u informuan pak kohë më parë rreth ecurisë së negociatave, shkruan skynews.

Kjo vjen pasi një nga gjashtë pengjet e gjetur të vrarë në Gaza javën e kaluar u zbulua se ishte shtetasi amerikan, Hersh Goldberg-Polin.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Egjiptin dhe Katarin për të krijuar një plan përfundimtar për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar në administratën Biden.

Të fundit