Flash News

Bota

Britani e Madhe/ Sekretari i Shëndetësisë Hancock: Një në tre të rritur kanë marrë dozat anti-Covid

Britani e Madhe/ Sekretari i Shëndetësisë Hancock: Një

Sekretari britanik i Shëndetit, Matt Hancock, ka deklaruar se një në tre të rritur në Britaninë e Madhe ka bërë vaksinën, ku dhe ka shtuar se dozat kanë qenë efektive ndaj variantit ekzistues dhe mutacionit.

Gjithashtu, ai ka sjell në vëmendje, se masat që janë marrë kanë bërë që të ulet numri i infektimeve, shkruan BBC.

“Që nga ky mëngjes, një në tre të rritur në të gjithë vendin janë vaksinuar dhe ky është një lajm i mrekullueshëm. Ne kemi besim se vaksina funksionon në mënyrë efektive si ndaj llojit të vjetër që ka qenë këtu për disa kohë, ashtu edhe ndaj të ashtuquajturës varianti Kent, i cili tani është burimi kryesor i infeksionit në këtë vend. Ne ende nuk kemi besim se vaksina është aq efektive ndaj variantit të Afrikës së Jugut dhe variantit të parë për herë të parë në Brazil, por mendojmë se masat që kemi marrë si gjurmimi i përmirësuar i kontaktit ashtu edhe masat në kufi, po zvogëlojnë variantet e reja këtu,”ka thënë ai.

Po ashtu, ka shtuar se në të dhënat e fundit është zbuluar se deri më tani në vend janë gjetur rreth 300 raste të infektimit me mutacionin e Afrikës së Jugut.

Që prej fillimit të pandemisë, në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,105,675 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 120,365 pacientë.

Të fundit