Flash News

Bota

Britania e Madhe aprovoi vaksinën, Fauci e kritikon: Nuk e bëri me kujdes, nëse nxitoheni njerëzit nuk do ta marrin

Britania e Madhe aprovoi vaksinën, Fauci e kritikon: Nuk e bëri me
Ekspert për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci

Eksperti i njohur amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci ka kritikuar Britaninë e Madhe, një ditë pasi pranoi vaksinën ndaj Covid-19 të ‘Pfizer’ duke fituar garën me vendet perëndimore.

Fauci thotë se Britania e Madhe nuk e bëri procesin e aprovimit me kujdesin e duhur, të paktën ashtu siç po e bën SHBA.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri atë me aq kujdes,” tha Fauci për Fox News.

Ai paralajmëron se nëse aprovimit bëhet nxitimthi dhe sipërfaqësisht, atëhere njerëzit nuk do të kenë besim e siguri dhe s’do e duan vaksinën.

‘’Nëse nxitoheni dhe e bëni atë sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen’’- shtoi ai.

Të fundit