Flash News

Bota

Cili është shteti i parë në Afrikë që paguhet për uljen e emetimit të karbonit

Cili është shteti i parë në Afrikë që paguhet
Foto ilustruese

Gaboni është bërë shteti i parë në Afrikë që paguhet për uljen e emetimeve të karbonit. Shpërblimi ka një vlerë prej 14 milionë euro. Këto pagesa janë pjesë e një marrëveshjeje midis Gabonit dhe Iniciativës së Pyjeve të Afrikës Qendrore (CAFI).

Marrëveshja 10-vjeçare, e nënshkruar në 2019, parashikon që vendi të marër gati 126 milion euro, nëse përmbush objektivat e tij për të ulur më tej emetimet e karbonit deri në 2025.

CAFI u krijua në 2015-ën nga Kombet e Bashkuara dhe mbështetet nga donatorë përfshirë qeverinë Norvegjeze. Pyjet e Gabonit mbulojnë 88 përqind të vendit dhe janë shtëpia e botës së egër, ku bëjnë pjesë  60%  e elefantëve.

Pemët thithin gjithsej 127 milion ton CO2 çdo vit, ekuivalente e heqjes së 30 milion makinave nga rrugët e botës. Për të ruajtur pyjet, vendi ka krijuar 13 parqe kombëtare që nga fillimi i viteve 2000. Që nga 1990-ta, nivelet e shpyllëzimeve kanë qenë historikisht të ulëta në territoret e saj - më pak se 0,08 përqind.

Burimi: Euronews

Të fundit