Flash News

Bota

COVAX nis shpërndarjen e 90 milionë vaksinave në Afrikë

COVAX nis shpërndarjen e 90 milionë vaksinave në Afrikë
Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se iniciativa Covax synon dërgimin e 90 milionë dozave të vaksinave anti-Covid në muajin shkurt në Afrikë.

Rreth 320 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech janë shpërndarë në katër vende afrikane, Kepi i Gjelbër, Ruanda, Afrikën e Jugut dhe Tunizi, tha OBSH.

Ndërsa vaksina e AstraZenecas është ende në pritje të vlerësimit për përdorim emergjent nga OBSH. Kjo e fundit po shqyrton vaksinën dhe efektet e saj para dhe vendimi pritet të merret së shpejti.

Covax është një nismë e Bashkimit Europian për të shpërndarë vaksina drejt vendeve të mesme dhe të varfra, që kanë pasur më pak qasje në to.

Të fundit