Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
Dy atentate në pak javë, Trump fajëson Biden dhe Harris për nxitje të urrejtjes
Ish-presidenti Donald Trump ka fajësuar presidentin Joe Biden dhe zv/presidenten Kamala Harris për ‘retorikën’ e tyre, e cila sipas tij nxiti atentatin e dytë të dështuar ndaj tij.
Ish-presidenti foli me Fox News të hënën, një ditë pasi një person i armatosur tentoi ta qëllonte në fushën e tij të golfit në Palm Beach, Florida .
Trump tha se vrasësi i mundshëm i besonte retorikës së rivalëve të tij politikë.
“Ai i besoi retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj”, tha Trump për personin e armatosur.
“Retorika e tyre po bën që të qëlloj kundër meje, kur unë jam ai që do të shpëtoj vendin, dhe ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin – si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, vazhdoi Trump.
Kandidati presidencial i republikanëve vuri në dukje komentet e Biden dhe Harris duke e akuzuar atë si një “kërcënim për demokracinë” dhe pretendoi se ata janë “njerëz që duan të shkatërrojnë vendin”.