Flash News

Bota

E veja e Alexey Navalny i kërkon BE të mos njohë zgjedhjet ruse të muajit të ardhshëm

E veja e Alexey Navalny i kërkon BE të mos njohë zgjedhjet ruse

E veja e Alexey Navalny i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të mos i njohë zgjedhjet ruse të muajit të ardhshëm.

YBBC shkruan se Yulia Navalnaya drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, ndërsa ajo fajësonte presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj.

"Putini vrau burrin tim saktësisht një muaj para të ashtuquajturave zgjedhje. Këto zgjedhje janë të rreme, por Putini ka ende nevojë për to. Për propagandë. Ai dëshiron që e gjithë bota të besojë se të gjithë në Rusi e mbështesin dhe e admirojnë atë. Mos e besoni këtë propagandë”, tha ajo.

Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat e Navalnaya kundër Putinit ishin "absolutisht të pabaza" dhe "të çuditshme".

Udhëheqësi i Kremlinit po kandidon për një mandat të pestë si president i Rusisë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, në të cilat ai pritet të sigurojë një mandat që do ta mbajë atë në detyrë deri në vitin 2030. Ai është tani sundimtari rus më jetëgjatë që nga diktatori sovjetik Joseph Stalin .

Të fundit