Flash News

Bota

Eksperti amerikan: Alex Soros ka ndikim tek ambasadat e SHBA, po minon demokracinë

Eksperti amerikan: Alex Soros ka ndikim tek ambasadat e SHBA, po minon

Eksperti i njohur amerikan, James Jay Carafano, një nga ekspertët më të mirë për çështjet ndërkombëtare, thotë se Alex Soros drejton politikën e jashtme të SHBA.

Në një postim në platformën “X”, eskperti thotë se Soros ka pushtet mbi ambasadat amerikane në botë, duke minuar demokracinë.

“Kudo që shkoj nëpër botë, njerëzit, me gjithë seriozitet, më pyesin nëse Alex Soros po drejton politikën e jashtme të SHBA. Ndikimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Departamentin e Shtetit dhe ambasadat e SHBA-së është i dëmshëm, pushtues dhe shpesh në kundërshtim me interesat e SHBA-së. Me këtë ndikim, ato shpesh minojnë demokracinë duke zgjedhur pushtetin dhe ndikimin mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë,” shkruan profesori i njohur.

Të fundit