Flash News

Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi sot Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës, ku dërgoi forcat në fillim të majit, shkruan BBC

Urdhri, i miratuar nga paneli prej 15 gjyqtarësh me një votim 13-2, erdhi një javë pasi u kërkua nga Afrika e Jugut si pjesë e rastit të saj që akuzonte Izraelin për shkelje të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.

"Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në Guvernatën e Rafahut, që mund t'i shkaktojë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të sjellin shkatërrimin e tij fizik tërësisht ose pjesërisht", tha presidenti i GJND-së, Nawaf Salam, duke lexuar vendimin.

Gjykata e lartë e OKB-së thotë gjithashtu se pika kufitare Rafah me Egjiptin duhet të hapet për hyrjen e ndihmave humanitare.

Afrika e Jugut i kishte kërkuar GJND-së që ta urdhëronte atë si masë urgjente, duke thënë se veprimet e Izraelit në Rafah përbëjnë një operacion "gjenocidal" dhe kërcënojnë mbijetesën e popullit palestinez.

 

Të fundit