Flash News

Bota

Granatë në një lokal në Francë, plagosen 12 persona

Granatë në një lokal në Francë, plagosen 12 persona
Një sulm i rëndë ka tronditur qytetin Grenoble në Francën juglindore, ku një granatë është hedhur brenda një lokali të mbushur plot, duke lënë të plagosur 12 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur me një pushkë automatike ka hyrë në lokal mbrëmjen e së mërkurës dhe ka hedhur granatën, përpara se të largohej pa thënë asnjë fjalë.

Prokurori François Touret de Courcy e cilësoi sulmin si një akt të dhunës ekstreme, ndërsa autoritetet po hetojnë pistën e një përplasjeje mes bandave lokale, duke përjashtuar për momentin një akt terrorist.

Ngjarja ndodhi në lagjen e fshatit Olimpik të Grenoble, ku shpërthimi ka thyer të gjitha dritaret e lokalit. Kryetari i bashkisë, Éric Piolle, e ka dënuar ashpër sulmin, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Yannick Neuder, ka vizituar të plagosurit në spital dhe ka shprehur solidaritetin me viktimat. Policia franceze ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit