Flash News

Bota

Helmimi i dyshuar i Roman Abramovich, Kremlini: Sabotim informacioni

Helmimi i dyshuar i Roman Abramovich, Kremlini: Sabotim informacioni

Kremlini ka hedhur poshtë raportet se oligarku rus Roman Abramovich u helmua gjatë bisedimeve të paqes me Ukrainën.

"Kjo është pjesë e fushatës informative, pjesë e sabotimit të informacionit, kjo është pjesë e luftës së informacionit," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për media, raporton BBC.

“Këto raporte sigurisht që nuk janë të vërteta”, shtoi ai.

Peskov tha se Abramovich nuk ishte një anëtar zyrtar i delegacionit rus, por ishte i përfshirë në sigurimin e "kontakteve të caktuara" midis Moskës dhe Kievit.

Përpjekjet e Abramovich janë miratuar nga të dyja palët s tha Peskov.

Të fundit