Flash News

Bota

Atentati ndaj Trump, autori i dyshuar lë pas shënimin: I ofroj 150,000 dollarë kujtdo që mund ta realizojë atë

Atentati ndaj Trump,  autori i dyshuar lë pas shënimin: I ofroj

Ryan Wesley Routh autori i dyshuar i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ndodhi në një fushë golfi. Sipas autoriteteve, Routh kishte lënë pas një shënim ku pohonte se kishte planifikuar të vriste Trump dhe se në makinën e tij ishte gjetur një listë me datat dhe vendet ku ish-presidenti do të shfaqej. Letra u bë publike nga Departamenti i Drejtësisë, pasi një qytetar e dorëzoi atë, pasi e kishte marrë nga Routh brenda një kutie ku kishte edhe municione. Qytetari vendosi të hapte kutinë vetëm pasi dëgjoi për dyshimet që rëndonin mbi Routh në lidhje me atentatin.

Në letrën e tij, Routh shkruante: “Ky ishte një përpjekje për të vrarë Donald Trump, por nuk ia dola. Unë u përpoqa me gjithë forcën që kisha. Tani u takon të tjerëve ta përfundojnë atë që unë fillova. Ofroj 150,000 dollarë për cilindo që mund ta realizojë. Të gjithë, kudo në botë, e dinë se Trump nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr, aq më pak për të qenë president. Presidentët amerikanë duhet të përfaqësojnë integritetin moral dhe të jenë të përkushtuar ndaj njerëzimit, gjëra që Trump nuk i kupton.”

Hetuesit gjetën gjithashtu një libër të botuar nga Routh në vitin 2023, të titulluar *“Lufta e pafitueshme e Ukrainës: E meta fatale e demokracisë dhe fundi i njerëzimit”*, ku ai përmendte gjithashtu një atentat ndaj Trump, këtë herë duke inkurajuar Iranin ta kryente.

Në libër, Routh shprehej: “Kam një pjesë të fajit për zgjedhjen e këtij presidenti, që rezultoi katastrofik, dhe pranoj se kam bërë një gabim të rëndë. Irani është i lirë të hakmerret, jo vetëm ndaj Trump, por edhe ndaj meje për këtë gabim.

Këto zbulime kanë çuar në një hetim të thellë nga autoritetet amerikane, duke ngritur pyetje të mëtejshme për qëllimet dhe motivet e Routh.

Të fundit