Flash News


Bota

Tërmeti shkatërrues, Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare

Tërmeti shkatërrues, Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare

Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas tërmeteve që goditën provincat jugore të vendit.

Numri i viktimave ka arritur në 3.381 vetëm në Turqi, ndërsa përfshirë edhe Sirinë, numri i përbashkët arrin në 4.890. Të paktën 20.426 njerëz kanë mbetur të plagosur dhe 5.775 ndërtesa janë shembur.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8, goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë në orët e para të mëngjesit. Epiqendra ishte në Gaziantep. Ai u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 teksa ekipet në të dy vendet po përpiqeshin ende të kërkonin të mbijetuar.

2,660 personel nga 65 vende janë dërguar për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Së bashku me shpëtimtarët turq, 13,740 persona janë caktuar tashmë për të punuar në zonën e fatkeqësisë.

 

Të fundit