Flash News

Bota

Inteligjenca amerikane paralajmëron Trump për kërcënimet me vrasje nga Irani

Inteligjenca amerikane paralajmëron Trump për kërcënimet me

Ish presidenti dhe kandidati për president i SHBA, Donald Trump është paralajmëruar nga inteligjenca amerikane për kërcënimet me vrasje nga Irani

“Kandidati republikan presidencial u informua në lidhje me kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë atë në një përpjekje për të destabilizuar dhe mbjellë kaos në SHBA”, tha ekipi i fushatës së tij në një deklaratë.

Ndërkohë, qeveria iraniane ende nuk i ka komentuar deklaratat, por Teherani më parë ka mohuar të ketë ndërhyrë në çështjet amerikane, shkruan BBC

Trump postoi në X, se ka “kërcënime të mëdha për jetë nga Irani”. 

“Lëvizjet që janë bërë nga Irani nuk funksionuan, por ata do të provojnë përsëri”, tha Trump.


“Zyrtarët e inteligjencës kanë identifikuar se këto sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara janë shtuar në muajt e fundit”, tha në një deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës së Trump, Steven Cheung.

“Zyrtarët e zbatimit të ligjit në të gjitha agjencitë po punojnë për të siguruar që Trump të mbrohet dhe zgjedhjet të jenë pa ndërhyrje”, shtoi ai.

Siç raportohet, këto njoftime vijnë pasi ish-presidenti amerikan i mbijetoi një atentati më 13 korrik në një tubim në Pensilvani, për të cilin ende nuk dihet motivi dhe rasti është nën hetim.

Në ditët më pas, mediat amerikane raportuan se zyrtarët kishin marrë informacione për një komplot të dyshuar iranian kundër ish-presidentit.

Zyrtarët iranianë në atë kohë i hodhën poshtë akuzat si “të qëllimshme”.

Të fundit